​Çfarë dini për hurmat arabe? Fruti
që konsiderohet minierë vitaminash

​Çfarë dini për hurmat arabe? Fruti<br />që konsiderohet minierë vitaminash
I njihni hurmat e arabisë, frutin që dietelogët e konsiderojnë si minierën e vitaminave.

Ky frut është shumë i shëndetshëm dhe përmban, kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D.

Hurmat përmbajnë glukozë të lehtë natyrale që nuk është e dëmshme për shëndetin tonë.

Më poshtë do të lexoni disa nga vlerat shëndetësore të hurmave të Arabisë.

Forcon mëlçinë dhe e bën të punojë më mirë.

Lufton stresin nervor, përmirëson punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.

Zbut ashpërsinë e fytit dhe largon sekrecionet.

Konsumi i saj esëll eliminon askaridet.

Forcon muskujt dhe nervat si dhe vonon plakjen.

Hurmat freskojnë zorrët dhe i mbrojnë ato nga infektimet.

Forcojnë qendrat e trurit, lehtësojnë marramendjen, lufton vëngërinë e syve dhe plogështinë, pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.

Hurmat përmbajnë sheqer natyror, i cili thithet dhe tretet lehtë, kështu është e sigurt dhe dobiprurëse për stomakun dhe zorrët e fëmijëve.

Lëngu i hurmave i përzier me qumësht është shumë i dobishëm, me vlera të shumta rregulluese dhe ushqyese si për fëmijët, ashtu edhe të rriturit.

Masa e krijuar nga hurmat e shtypura dhe mjalti përdoret për trajtimin e diarresë dhe dizenterisë tek fëmijët, gjithashtu kjo masë zvogëlon dhimbjen dhe forcon mishrat e dhëmbëve gjatë procesit të daljes së dhëmbëve duke lehtësuar këtë proces.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë