Të gjithë çiftet kërkojnë të gjejnë vende sa më të bukura dhe unike për të xhiruar videot e dasmës së tyre, por diçka vërtet unike dhe kontraverse i ka ardhur në mendje një çifti japonez.

Çifti japonez ka dëshiruar që të ketë një video dasme me efekte hollivudiane dhe ja ka arritur qëllimit.

Ata kanë xhiruar klipin e dasmës së tyre duke pasur në sfond shpërthimin e disa minave luftarake.

Video është xhiruar në një minierë të braktisur ku të sapomartuarit kanë pozuar përpara një shpërthimi minash.