​City dërrmohet 0-4 nga Everton
Guardiolës i duhen dylbi për titullin

​City dërrmohet 0-4 nga Everton<br />Guardiolës i duhen dylbi për titullin
Manchester City ka pësuar një tjetër disfatë në Premier League, këtë herë në fushën e Evertonit, ku është shpartallua 4-0.
 
Skuadra e Pep Guardiolës ka pësuar humbjen e pestë në 21 javë dhe, me dhjetë pikë larg kreut që mbahet nga Chelsea, duket se i ka larë shumë herët duart nga titulli kampion.
 
Everton kaloi në epërsi me Lukakun, për të shpërthyer plotësisht në pjesën e dytë, me tre gola të tjerë.
 
Aktualisht, City renditet i pesti, me 42 pikë, ndërsa Everton ka 33, në vendin e shtatë.
 
Tri skuadrat e para i kanë fituar ndeshjet e tyre në javën e 21-të, ndërsa Liverpool luan pas pak në Old Trafford, kundër Manchester United, dhe fitorja do ta rikthente në vendin e dytë.
d.i./Shqiptarja.com
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin