Humbja 1-2 kundër Newcastle në Londër ka bërë që Tottenham të shkarkojë trajnerin Thomas Frank. 11 humbjet e këtij sezoni në kampionat dhe vendi i 16-të në Premier League ka bërë që drejtuesit e Spurs të ndahen zyrtarisht nga 52-vjeçari danez.
Tottenham e njoftoi shkarkimin e 'X' duke thënë. "Klubi ka marrë vendimin për të bërë një ndryshim në pozicionin e trajnerit kryesor të meshkujve dhe Thomas Frank do të largohet sot.
Thomas u emërua në qershor 2025 dhe ne kemi qenë të vendosur t'i japim atij kohën dhe mbështetjen e nevojshme për të ndërtuar së bashku të ardhmen. Megjithatë, rezultatet dhe performancat e kanë çuar Bordin në përfundimin se një ndryshim në këtë pikë të sezonit është i nevojshëm.
Gjatë gjithë kohës së tij në Klub, Thomas është sjellë me përkushtim të palëkundur, duke dhënë gjithçka në përpjekjet e tij për ta çuar Klubin përpara. Ne dëshirojmë ta falënderojmë për kontributin e tij dhe t'i urojmë çdo sukses në të ardhmen", njofton Tottenham.
Lajmi kryesor:
Premier League/ Man. United ndalet pas katër fitoreve, West Ham e barazon 1-1! Chelsea hap fals në shtëpi, Tottenham shkarkon trajnerin









