Nëpërmjet një postimi në Instagram Ronaldo dhe djali i tij, 7-vjeçari Christiano Ronaldo Junior, duken shumë të lumtur tek mbajnë në krah dy binjakët, të cilët besohet se quhen, Mateo dhe Eva.
Kjo është fotografia e parë ku djali 7-vjeçar i Ronaldos, shfaqet me motrën dhe vëllain e tij, të sapolindur.
Foto është shkrepur gjatë pushimeve që futbollisti po kalon me familjen e tij, pushimet e para për binjakët e sapolindur.
Fotografia e hedhur në instagram me diçiturën “I Bekuar”, mori në shumë se 4 mln klikime dhe me mijëra urime për binjakët.
[gallery]22951[/gallery]
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com