​Cristiano Ronaldo së shpejti baba
mund të bëhet me binjakë

​Cristiano Ronaldo së shpejti baba<br />mund të bëhet me binjakë
Cristiano Ronaldo do të bëhet sërisht baba.

Pas fotos që Ronaldo postoi në instagram filluan dyshimet e para pasi barku i të dashurës së tij Georgina Rodriguez dukej disi i rrumbullakosur.

Mediat rozë shkruajnë se cifti po pret binjakë.

Revista rozë italiane ka postuar foto të cilat janë shkrepur në ishullin e Corsicas në Itali ndërkohë që pritet publikimi i plotë i lajmit.

Në fotot e publikuara duket Georgina e veshur me një kanatiere të gjatë duke nxjerrë në pah barkun.

Sipas thashethemeve thuhet se ajo është në muajin e katërt dhe pret binjakë.

Cristiano është baba i djalit 6 vjecar Cristiano Junior, dhe në pritje të binjakëve të cilëve nuk i dihet akoma gjinia.

[gallery]22497[/gallery]

(J.Z/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal