​Deklaratë tronditëse e Guardiolës,
po mendon fundin e karrierës

​Deklaratë tronditëse e Guardiolës,<br />po mendon fundin e karrierës
Do të mbushë 46 vjeç pas disa ditësh, por Pep Guardiola po mendon tërheqjen. Trajneri spanjoll e ka bërë të ditur gjatë një interviste me NBC: “Po i aftohem fundit të karrierës si trajner, jam i sigurt”.
 
Një deklaratë e papritur, sidomos duke marrë në konsideratë që katalanasi ka vetëm gjashtë muaj në stolin e Manchester City. "Do të jem në Manchester për tre vjetët e ardhshëm, apo ndoshta edhe më tepër, por nuk do të jem në stol deri 60 apo 65 vjeç. Ajo që ndiej është që faza e cila më çon drejt lamtumirës është një proces që ka nisur tashmë”.
 
Guardiola ka një karrierë të shkurtër por të mbushur me trofe, falë eksperiencës te Barcelona e Bayern Munih. Në tetë vjet, Pep ka fituar 21 trofe, ndër ta dy Champions League, tre Superkupa të Evropës dhe tre botërorë për klubet.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar