KORÇË – Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë pas një denoncimi të bërë në portalin “Komisariati Dixhital”.

Specialistët e  Seksionit  Kundër Narkotikëve  në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë, kanë arrestuar në flagrancë Atrem Zallëmi, 26 vjeç, U.S, dhe K.K, të dy nga 17 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi,  Zallëmi u kap me 6 doza lënë narkotike të llojit kanabis sativa në momentin që po jua jepte dy shtetasve  U.S, e K.K, për t’i shpërndarë.

Denoncimi për këtë rast,  ishte bërë  nga një  qytetar tek  Portali “Komisariati Dixhital”  dhe  arrestimi i  tre  shtetasve u bë, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave policore.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)