TIRANE-Shumë persona, pjesmarrës në tubimin e hapjes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike janë ndier keq gjatë e pas mitingut, madje rreth 80 prej tyre kanë përfunduar duke marrë mjekim në spital.

Report Tv ka marrë disa dëshmi prej të prekurve nga këto simptoma të çuditshme.
Kam ardhur tek QSUT se u ndjeva keq. U ndjeva keq, ishte alergji e rastit mendova, por mu desh të vija në spital se gjendja m’u rëndua”, thotë njëri, kurse një tjetër thotë se gjendja shëndetësore  iu rëndua teksa flinte.
“Kemi fjetur gjumë në darkë dhe kur hapa sytë një cast po ndihesha shumë keq. Fërkoja sytë nuk e dija cfarë kishte ndodhur. Kur u zgjova në mëngjes mësova që shumë prej nesh që ishim në miting kishin të njëjtat shenja
”, thotë një tjetër.

Por një tjetër qytetare tregon se shenjat i nisën pikërisht në fjalën e hapjes së Lulzim Bashës.
“Tek hapja e Lulzim bashës aty filluan direkt lotim sysh. Edhe nuk shihja dhe kruarje, mendova nga era nga ndonjë gjë. Por pas orës 12:00 të natës u përkeqësova, dridhje trupi, marrje fryme, kam qenë shumë keq. Kam qenë gjysmë metri larg Bashës. Mjekët nuk na thanë gjë”.

Ndërsa një tjetër qytetar pohon se gjatë gjithë fjalimit, Basha ka qenë duke fshirë sytë.
Por nuk mendoj se kanë qenë tullumbacet. Madje dhe Basha ka qenë duke fërkuar sytë gjithë kohës”.