Debati për ‘Territorialen’ që përfundoi në miratimin me 85 votat e socialistëve, ishte vetëm një ndër ata për të cilat qeveria ka refuzuar dialogun me opozitën, thotë Saimir Korreshi.

Pikërisht reforma territoriale është edhe shqetësimi i demokratëve lidhur me zgjedhjet vendore që do të zhvillohen më 9 maj 2027, shprehet deputeti në një lidhje direkte me ‘Studio Live’ në Report Tv. Sa për datën, që u përcaktua sot nga presidenti Bajram Begaj pasi opozita në bllok refuzoi ftesën, thotë se vendimi i socialistëve s’është gjë e re.

“Ç’të merrnim pjesë? Taulanti e kishte thënë me kohë datën 9, s’ishte ndonjë gjë e re. Te kjo shko atje sa për të larë gojën. Nuk na shqetëson data, na shqetëson mënyra e reformës territoriale kur nuk e di akoma si do të funksionojnë këto bashki. Nuk e dimë si do të shkojë, çfarë elementësh ligjorë kanë të gjitha këto dhe çfarë kompetencash do të marrin këto bashkitë e reja dhe ne po ikim në zgjedhje më datë 9. Pse me kaq shpejtësi kur nuk ke kuadër ligjor?”, tha Korreshi.

Për të kapërcyer situatën që krijon ndarja e re territoriale, deputeti i PD sugjeron një zgjidhje.

“Duhet të ketë një Kod Zgjedhor tjetër, as PD që të ketë 51 dhe mos të arrihet në këtë model qeverie”, shprehet Korreshi.

Një bojkot i mundshëm i zgjedhjeve nga PD duke përsëritur gabimet e së shkuarës nuk është opsion.

“Me statut, PD e ka të përcaktuar që nuk bojkoton më zgjedhje. Nuk është diskutuar ndonjëherë marrja apo jo pjesë”, tha Korreshi.


Lajmi kryesor:

Protestat e dhunshme, Korreshi akuza: Grahmat e fundit të pushtetit, sillet si diktaturë! Përgënjeshtron ‘maskat’ brenda PD, deputeti: E hapur për të gjithë