Zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajloviç ka thënë se pret që Kisha Ortodokse e Serbisë të jetë partnere gjatë dialogut të brendshëm mbi Kosovën, e të mos ushtrojë presion mbi presidentin Aleksandar Vuçiç.
 
“Shpresoj që një fazë e re dialogu, gjatë së cilës presidenti Vuçiç të bisedojë me të gjitha institucionet e rëndësishme dhe individë të caktuar, të çojë drejt aprovimit të një politike të re. Në këto bisedime pres që Kisha Ortodokse serbe, pjesë qindravjeçare e popullit dhe kulturës sonë në Kosovë, të jetë një partnere e mirë dhe, me ndikimin e saj të ndihmojë vërtet në vendosjen e një dialogu të ri mes serbëve dhe shqiptarëve.
Pres gjithashtu që ajo të mos ushtrojë trysni mbi presidentin Vuçiç përpara fillimit të bisedimeve mbi Kosovën”
, tha zv.kryeministrja.
 
Mihajloviç shtoi se të gjitha politikat e mëparshme nuk kanë bërë gjë tjetër, veçse e kanë shtyrë Kosovën gjithmonë e më larg Serbisë, citon agjencia e lajmeve “Tanjug”.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com