Blutë e Dibrës kanë vendosur në kërkim 55- vjeçarin N.M, pasi akuzohet se ka djegur qëllimisht një sipërfaqe pylli prej 10 dynim.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 55- vjeçari, banues njësin administrative Maqellarë, është autori i zjarrit, në fshatin Kërçisht, në vendin e quajtur “Krasta e Bogdanit”.
Njoftimi i policisë:
Shpallet në kërkim një shtetas i cili dyshohet se është autori i djegies së një sipërfaqeje prej 10 dynim (pyll, shkurre- pisha)
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, kanë shpallur në kërkim policor dhe po punojnë për kapjen e shtetasit :
N.M, 55 vjeç, banues në njësinë administrative Maqellarë-Dibër.
Më datë 10.07.2017, në fshatin Kërçisht i poshtëm, të Njësisë Administrative Maqellarë në vendin e quajtur "Krasta e Bogdanit" është djegur një sipërfaqe toke prej 10 dynim (pyll, shkurre-pisha).
Në përfundim të veprimeve të kryera rezulton se shtetasi N.M, dyshohet se është autori i zjarrvënies në lidhje me ngjarjen e ndodhur.
Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com