Qytetarët edhe pse nuk janë stepur nga piku i orëve të nxehta, sërish kanë qenë në sheshin “Skënderbej”, madje disa prej tyre kanë ndjekur edhe koncertin e mbremshëm. 

Megjithatë të gjithë i kanë vendosur të njëjtin mbiemër sheshit “Skënderbej”, i mrekullueshëm. 

“Shumë bukur, çdo gjë sipas kohës i erdhi koha u bë”
“I bukur  njerëzit puntorë të tilla mrekullira bëjnë”
“Mrekulli më pëlqen jashtëzakonisht gjëja më e mirë në Tiranë”
“Diçka e veçantë këndshëm atë po shijoj”
“Pas 26 vitesh në Tiranë na u hapën sytë pamë një gjë  tjetër”, u shprehën disa qytetarë.

Sot ishte vetëm dita e parë dhe fluksi i qytetarëve ka qenë i lartë. 

Sigurisht nuk kanë munguar edhe fëmiëjt, ata që i shtojnë bukurinë dhe harenë çdo gjëje

[gallery]22649[/gallery]

Redaksia Onlie
J.Sh Shqiptarja.com