​Divjakë, në kërkim për përdhunim
kapet nga policia 23-vjeçari

DIVJAKË- Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim është kapur nga policia ditën e sotme në Divjakë.

Sipas policisë Juljan Rustami, 23 vjeç ishte shpallur në kërkim për "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura" dhe "Përndjekja".

Ai iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i plotë i policisë:
Divjakë
Kapet nga Policia e Divjakës një shtetas i shpallur në kërkim për "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura" dhe "Përndjekja".
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:
-Juljan Rustami, 23 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, Divjakë.
Ky shtetats është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë për veprat penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura" dhe "Përndjekja", parashikuar nga Nenet 102 dhe 121/a të Kodit Penal.
Shtetasi Juljan Rustami iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Besa i sfidon në Shkodër, Brdaric: I vlerësojmë maksimalisht, mund të kemi rotacion

Besa i sfidon në Shkodër, Brdaric: I vlerësojmë maksimalisht, mund të kemi rotacion