​Dje karrierist, sot në burg, flet
Shefi i kabinetit të ministrit

​Dje karrierist, sot në burg, flet<br />Shefi i kabinetit të ministrit
TIRANE-E ardhmja premtuese e priste në politikë edhe Klevis Bitron, por nga shef kabineti i ministrit të Punës, Spiro Ksera, ai përfundoi në burg. Sot i burgosur për abuzim me detyrën, Bitro u bëri thirrje të rinjve të mos dorëzohen para vështirësive dhe të zbatojnë ligjin.

“Doja me shumë kënaqësi t’ju thoja që të qëndronit në krah të njëri-tjetrit. Të zgjidhnit mirë shoqërinë tuaj. Pa diskutim të mbaronit shkollat dhe të ndiqni ëndrrat tuaja, dhe të mos i braktisni në asnjë rrethanë edhe në më të vështirat”, u bëri thirrje Bitro të rinjve nga shkollat e mesme të pranishëm në këtë aktivitet.

Bitro foli gjatë takimit që ministri i Drejtësisë Ylli Manjani pati me nxënës të shkollave të mesme dhe disa të dënuar në Durrës.

Takimi “Rinia në Fokus” ka bërë bashkë në një bashkëbisedim sensibilizues nxënës të gjimnazeve të Durrësit, të dënuarit që vuajnë në burgun e qytetit bregdetar dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Në takim disa nga të dënuarit rrëfyen jetën e tyre, rrethanat në të cilat i kanë kryer krimet, si dhe për ditët e kaluara në qendrat e riedukimit. Mes tyre dhe Gentjan Hoxha, që  u arrestua 6 vjet më parë mbi dyshimet se përmes shpërdorimit të detyrës kishte përfituar 500 mijë euro gjatë punës që bënte në bankë. Ai rrëfen para të rinjve se si shkatërroi karrierën dhe ëndrrën e tij për shkak të një dobësie të momentit.

Hoxha dje specialist banke sot vuan dënimin në burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kam bërë pjesën më të madhe të dënimit, 6 vjet. Kam përballuar presionin shpirtëror, moral dhe atë shoqëror për shkak të asaj që kam bërë dhe asaj që humba. Kështu shkatërrova karrierën time dhe besimin e bankës ku punoja. Kisha një karrierë të shkëlqyer përpara, por për shkak të dobësisë time bëra një vepër që më privoi prej lirisë, familjes time dhe njerëzve të mi të dashur. Jeta në burg është e vështirë. Për herë të parë pas 3.5 vjetësh kam dalë me lirim me kusht”.

Por edhe pse shumë fitojnë lirinë pas largimit nga qelia, riintegrimi i tyre në shoqëri shihet ende si një sfidë.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Kombëtar i PD shtyn protestën për datën 7 tetor/ Berisha paralajmëron bllokim rrugësh: Të paralizohet qeveria deri në arritjen e qeverisë teknike

Këshilli Kombëtar i PD shtyn protestën për datën 7 tetor/ Berisha paralajmëron bllokim rrugësh: Të paralizohet qeveria deri në arritjen e qeverisë teknike