​Dobitë e frutit të dardhës për shëndetin
që deri më sot nuk i keni ditu

​Dobitë e frutit të dardhës për shëndetin<br />që deri më sot nuk i keni ditu
Fruti i dardhës jo vetëm që ofron shije shumë të ëmbël , por ju ndihmon të keni një trup të shëndetshëm dhe të luftoni disa sëmundje.

Studime të ndryshme kanë evidentuar se dardha është një frut me vlera të larta ushqyese, që e ndihmon organizmin të jetë i shëndetshëm.

Më poshtë po ju listojmë disa veti të dardhës që nuk i keni ditur.

Dardha  ul kolesterolin në gjak.

Dardha është shumë e pasur me fibra dhe e mbushur me antioksidantë.

Acidi hydroxycinnamic, që gjendet tek dardha parandalon kancerin e mushkërive dhe stomakut.

Ndihmon në lehtësimin e dhembjeve të kyçeve.

Me lëngun e dardhës mund të qetësoni fytin e irrituar nga kolla.

Dardha njihet për efektet qetësuese kryesisht kundër djegieve të stomakut, gastriteve, kolitit apo kundër problemeve me zorrë të trashë.

Gjethet e dardhës përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare.

Cipa e dardhës bën mirë për pastrimin e veshkave ndërsa lëngu që përftohet nga zierja e degëve të dardhës ndihmon në uljen e temperaturës.

Dardha përmban një sasi mjaft të pasur me vitamina A, C, K, B2, B3 dhe B6. Ka gjithashtu folate, bor dhe fruti lidhet me parandalimin e osteoporozës.


Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike