​Doping në peshëngritje, IWF
pezullon 9 shtete, po shqipëria?

​Doping në peshëngritje, IWF<br />pezullon 9 shtete, po shqipëria?
Bordi Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes (IWF) ka mbështetur vendimin për pezullimin e 9 shteteve nga aktivitetet ndërkombëtare, tha të shtunën shërbimi për shtyp i IWF.

Përveç Rusisë, IWF pezulloi Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Kinën, Moldavinë, Kazakistanin, Turqinë dhe Ukrainën, ndërsa Shqipëria nuk bën pjesë në këtë pezullim të Ferderatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes. 

Këto shtete janë ndaluar të marrin pjesë në aktivitet ndërkombëtare për 12 muaj.
 
Më parë gjatë ditës, Bordi Ekzekutiv i IWF thirri një takim në Bukuresht për t'u përqëndruar në anti-doping. Në takim u vendos njëzëri se federatat anëtare të përfshira në tre ose më shumë shkelje të rregullave anti-doping "në procesin e ri-analizës së kombinuar të Lojërave Olimpike 2008 dhe 2012 do të pezullohen për një vit", tha IWF.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool