​Drita të mban zgjuar?
Epo e gjetëm fajtorin, ja pse

​Drita të mban zgjuar?<br />Epo e gjetëm fajtorin, ja pse
Është faji apo merita e një proteine, nëse kur është dritë nuk flemë dot dhe errësira na vë në gjumë.
 
Këtë zbulim e ka bërë Instituti i Teknologjisë së Pasadenës në Kaliforni, e cila ka analizuar se alternimi ditë-natë, ndikon drejtpërdrejtë në prirjen për të fjetur.
 
Studimet e mëparshme kishin kapur sinjale se si perceptorët e syrit transformojnë sinjalet elektrike, por nuk ishte kuptuar ende se si truri e përdorte këtë informacion viziv për të ndikuar në nevojën për gjumë.
 
Hulumtuesit, eksperimentet i bënë në një grup zebrash të cilat kanë një alternim mes gjumit dhe të qëndruarit zgjuar, përafërsisht si njeriu.
 
Mostrat e analizuara u modifikuan gjenetikisht, për të shprehur një proteinë të caktuar të quajtur PROK2.
 
Testet treguan se, zebrat që kishin më tepër PROK2, ishin më të prirura për të fjetur gjatë ditës dhe për të qëndruar zgjuar gjatë natës.
Rezultatet sugjerojnë se PROK 2, është në gjendje të pengojë që drita të na vërë në gjumë, ashtu siç nxit gjumin në errësirë.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot