Mbi 15 mijë euro, 60 celularë, mbi 70 karta SIM dhe 32 gramë drogë, ky ishte “thesari” i fshehur i një të riu shqiptar, arrestuar nga karabinierët e Parmës.
Gjatë kontrolleve të përditshëm për parandalimin e shpërndarjes së drogës, një patrullë karabinierësh ka vënë re djaloshin me biçikletë, i cili pasi i pikasi, tentoi të largohej me shpejtësi. Karabinierët, njëri në këmbë dhe tjetri me makinë, e ndoqën për rreth një kilometër, deri sa arritën ta ndalonin.
I riu është identifikuar si Albert Juba, 24 vjeç, i papunë dhe pa leje qëndrimi në Itali. I pranishëm në Parma prej një jave, pa të afërm apo lidhje që të justifikojnë qëndrimin pa një vendbanimi të deklaruar.
Gjatë ndjekjes, 24-vjeçari hodhi një qese që u gjet nga karabinierët, brenda së cilës kishte 6 gramë kokainë. Juba kishte me vete 400 euro.
Karabinierët kontrolluan dy shtëpi që frekuntonte i riu, nisur nga një tufë çelësash që iu gjetën me vete.
Në shtëpinë e parë u gjetën 26 gramë heroinë, ndërsa në të dytën shuma e parave, mbi 15 mijë euro, si dhe 60 celularët, disa prej të cilëve ende në kuti. Veç tyre, edhe 70 karta SIM të operatorit Wind, të gjitha të lëshuara për persona të tjerë.
Shqiptari u arrestua për zotërim droge deri në limitin e shitjes dhe për rezistencë ndaj karabinerëve. Më pas u la në gjendje të lirë, me ndalim qëndrimi në territorin e Parmës.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com