​Durrës, Shoqëria Civile tjetër
protestë te projekti i Veliera-s  

​Durrës, Shoqëria Civile tjetër<br />protestë te projekti i Veliera-s  
Përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë protestuar edhe sot te projekti Veliera në Durrës.
 
Protestuesit kanë përsëritur kërkesat e tyre për ndërprerjen e punimeve për shkak se dëmtohen vlerat arkeologjie të Durrësit të lashtë.
 
Edhe pse ka një vendim të Gjykatës Administrative e cila përcakton sipërfaqen ku punimet duhen pezulluar për t'i lënë hapësirë arkeologeve të studiojnë rrënojat e gjetura, protestuesit kërkojnë bllokimin e punimeve në të gjithë hapësirën mbi rrugë.
 
Pjesëmarrësit në protestën që u zhvillua pranë Torres Veneciane deklaruan se nuk do të rreshtin së kërkuari në dyert e drejtësisë bllokimin e punimeve.
 
Ata thanë se i kanë kërkuar një përmbaruesi që të zbatojë vendimin e Gjykatës Administrative që sipas tyre është shkelur.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore