Dy të burgosur shqiptarë janë arratisur nga burgu i Civitavecchia në Romë.
Sipas mediave italiane, dy shqiptarët Lekë Luca 33 vjeç e Roland Dajlani 42 vjeç të dënuar për grabitje e vjedhje, kanë mundur të arratisen duke kapërcyer murin rrethues te burgut.

Roland Dajlani dhe Leke Luca
Janë arratisur duke kapërcyer murin rrethues të burgut
Angelo Urso, zyrtari i institucionit të vuajtjes së dënimit, tha për mediat italiane se dy shqiptarët kane ikur nga oborri, ku kane kaluar gardhin rrethues dhe me pas janë hedhur nga muri.
Pas arratisjes së tyre është ndezur alarmi në burg, ndërsa filluan edhe kërkimet për të arratisurit nga policia.
Për momentin po kontrollohet zona përreth edhe me ndihmën e një helikopteri, ndërsa nuk jepen të dhëna rreth identitetit të tyre.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com