Reshjet e dendura të breshrit të rënë në Memaliaj mesditën e sotme kanë shkaktuar kaos në akset rrugore që lidhin këtë qytet me rrethinat. Dhjetëra makina të cilat po qarkullonin në orët e mesditës së sotme në këto akse kanë pësuar dëmtime serioze për shkak së madhësisë së breshrit sa një top tenisi.

Sikurse shihet dhe në këto foto, xhamat dhe pasqyrat e automjeteve janë thyer. Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të normalizuar situatën e krijuar. 

Gjithashtu mësohet se dëmtime të konsiderueshme ka pasur edhe në bujqësi, ku shumë kultura bujqësore janë dëmtuar në mënyrë të pariparueshme.

bresheri me logo
bresheri me logo
bresheri me logo
bresheri
 FOTO