RRESHEN-U mbyt 3 ditë më parë pasi e mori rrjedha e lumit Mat, trupi gjendet sot 40 kilometër larg vendit të ngjarjes.
Xhevahir Ndoji, 44 vjeç ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip fuoristradë në fshatin Plan i Bardhë, Rrëshen kur u rrëmbye nga rrjedha e lumit të tejfryrë nga reshjet e shiut.
Banorë të zonës thanë se makina u rrotullua disa herë në lumë, por nuk panë asnjë të dilte prej aty.
Trupi i pajetë u gjet vetëm ditën e sotme, rreth 40 kilometra nga vendi që e rrëmbeu rrjedha e lumit të dalë nga shtrati. Trupi i pajetë i Ndojit u gjet rastësisht nga një banor i zonës.
Xhevahir Ndjoi u konsiderua viktima e parë e motit të keq që përfshiu ditën e martë vendin.
44-vjeçari që humbi jetën ditën e djeshme në Mat si pasojë e përmbytjeve, do të fejonte njërën nga 4 vajzat, por ai humbi jetën 48 orë para gëzimit familjar.

(Policia në zonën ku u gjet trupi i pajetë)
Njoftimi i policisë Mat
Në lidhje me kërkimet për gjetjen e shtetasit Xhevahir Ndoji, ju informojmë se:
Rreth orës 15:00 të datës 10.11.2016, Shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me efektivat e Stacionit të Policisë Klos si dhe me familjarët e tij, që dyshohej se ishte mbytur në përroin e Planit të Bardhë, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të këtij shtetasi.
Policia në bashkëpunim me familjarët pas dy ditë kërkimesh duke krehur të dyja anët e Lumit , në vendin e quajtur "Myza e Gjetanit" rreth një kilometër larg Liqenit të Ulzës ka gjetur dhe nxjerrë trupin e pa jetë të shtetasit Xhevahir Ndoji, 43 vjeç, banues në Plan i Bardhë.
Trupi është gjetur rreth 30 kilometra larg makinës dhe vendit ku e rrëmbeu rrjedha e përroit,(Ura e Filatit ku bashkohet Përroi i Planit të Bardhë me lumin Mat).
Kufoma është identifikuar nga vëllai i viktimës.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje.
Paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara si pasojë e mbytjes në lumë.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO