Një gjest për t’u përshëndetur ka ndodhur në Pogradec, ku një qytetar dorëzon portofolin me dokumente e 1100 euro që i kishin humbur një shtetasi gjerman.
Ky veprim i rrallë është bërë nga një kuksian që ka biznesin e tij në Pogradec, i cili ditën e sotme kishte gjetur një portofol me 1100 euro me patentën e kartën ID të shtetasit të huaj.
Azemi, që prej kohësh jeton e punon në Pogradec prej shumë vitesh është habitur kur ka parë një portofol në trotuar dhe aq më tepër kur ka parë dokumentet brenda bashkë me sasinë e eurove. Ai nuk është menduar dy herë, por menjëherë ka lajmëruar policinë dhe mediat lokale për të gjetur pronarin e sendeve të humbura.
Azemi u ndje i qetë kur la në duart e gjermanit portofolin.
“Mendova si për vete”, tha Azemi.
“Sa do isha shqetësuar nëse do më kishin humbur mua këto dokumente, imagjino sa shumë do të vuaja në një vend tjetër pa dokumentet e paratë me vete” tha Azemi ndërsa shumë qytetarë të tjerë e kanë përshëndetur gjestin e tij human.
[gallery]23051[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO