​E vërteta e Sep Blatter: Platini
dhe UEFA komplot kundër meje

​E vërteta e Sep Blatter: Platini<br />dhe UEFA komplot kundër meje
Joseph Blatter tregon të vërtetën e tij në lidhje me skandalin në FIFA. Ish-Presidenti ia faturon gjithçka sulmit që ka pësuar nga Platini dhe UEFA.

“Donin të më eliminonin ndërsa më pas çështja u bë politike me sulmet e shteteve që kishin humbur të drejtën për të organizuar Botërorët. Blatter shprehet:”Kriza filloi me arrestimet e zyrtarëve të FIFA-s në Zyrih, kurioz ishte fakti që në atë hotel kishte gazetarë që në orën 6 të mëngjesit”.

Sipas Blatter, Platini ka një urrejtje personale me të pasi donte t’i rrëmbente postin por nuk kishte kurajo të kandidonte dhe prandaj është kjo situatë.
 
”FIFA nuk është në krizë në krizë është lidershipi i saj. Një cunami i madh u përplas në FIFA dhe të gjithë thanë që isha unë fajtori. Por si mund të jem unë fajtor për të gjithë pyet zvicerani?”

Në intervistën dhënë agjensisë ruse TASS, Blatter ka rrëfyer edhe për ato 2 milionë franga zvicerane që ia ka dhënë Platinisë që janë motive i vërtetë i skandalit.

“Kur Platini ishte Presidenti i Komitetit organizator të Kupës së Botës “Francë 1998” më thotë se donte të punonte me mua përpara se të shtonte ‘Unë vlej 1 milion në vit’. Për mua ishte e pamundur sqaron Blatter dhe në atë moment ai më propozoi ”Do më paguash më vonë”.

Më pas ne bëmë kontratat dhe ai morri para por jo një million dhe ka punuar deri kur është zgjedhur në vitin 2002 në Ekzekutivin e FIFA-s e UEFA-s. Në 2010-tën ka kontaktuar shefin e financave në FIFA dhe I ka thënë se I detyroheshim para. Unë jam informuar për gjithçka dhe kam kërkuar edhe faturën. Po e kemi paguar dhe nuk ka asnjë arsye tjetër pas atyre parave përfundon Blatter.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Komisioni hetimor për koncesionet e shëndetësisë, Vokshi kërkon zëvendësimin e Plarent Ndrecës: Rrëmbyen komisionin, bëjmë kallëzim penal

Komisioni hetimor për koncesionet e shëndetësisë, Vokshi kërkon zëvendësimin e Plarent Ndrecës: Rrëmbyen komisionin, bëjmë kallëzim penal