Kryeministri Edi Rama krenohet gjithmonë për numrin e fansave në rrjetin social Facebook, madje aq shumë sa e ka braktisur dhe Twitter-in që ku shprehej me shumë dëshirë.

Por nga dje dhe sot Rama vjen me një risi në Facebook. Nuk janë replikat me miqtë e faqes, sepse këto u bënë të vjetra tashmë, por atë të një televizioni me siglën ERTV.

Të gjithë e kanë nënkuptuar si Edi Rama Televizion.

Ky televizion i Ramës nisi dje në drekën me peshkatarët, vijoi sot në kafen e mëngjesit me pensionistët, dhe duket se do të vazhdojë gjatë, pasi kryeministri dhe kur e prezanton, i vë një ikonë me buzëqeshje.

Rama gjithmonë është shprehur skeptik mbi çështjen sesi ia trajtojnë lajmet në televizione dhe nuk ka kursyer vazhdimisht as kritikat, ndërsa nga dje bën realitet televizionin e tij.

rama ne tv

rama me tv
Redaksia Online
Shqiptarja.com