​Ekspozita e Novecentos, Rama:
“Ushqim” për shpirtin nga Italia

​Ekspozita e Novecentos, Rama:<br />“Ushqim” për shpirtin nga Italia
“Një tryezë e shijshme me ushqim kaq special të ardhur nga Italia”. Kështu e quajti kryeministri Edi Rama ekspozitën me kryeveprat italiane të Novecentos, e cila është hapur sot në Galerinë e Arteve në Tiranë.
 
“Është një thënie që thotë se “rrënjët e atdheut nuk janë në tokë, por në ushqim”. Ushqim nuk është vetëm buka, por edhe kultura që marrim. Pa artin e kulturën evropiane, identiteti ynë nuk është i plotë.
Sa më shumë art e kulturë, ngjarje të tilla, aq më shumë mundësi për krijimin e energjive pozitive te njerëzit dhe për “ushqimin” që thotë ajo fjala e urtë”, tha Rama.
 
Kryeministri shtoi se kjo është një sipërmarrje e madhe, me një kosto gjigante.
“Kjo nuk është një procedurë e thjeshtë, merr anijen me mallra e silli këtu. Asnjëherë më parë nuk ka ardhur një koleksion i tillë veprash origjinale këtu. Ka më shumë se një vit që përpiqemi për t’ia arritur këtij momenti”, tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre