Një 41-vjeçar nga qyteti i Lushnjës është ekstraduar dje nga Roma në drejtim të vendit tonë. Bëhet fjalë për Klemend Bufazin, banues në Lushnjë, pasi me vendim nr.528 datë 24.11.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan është dënuar me 5 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Mashtrimit".
Sipas policisë, 41 vjeçari Bufazi me anë të mashtrimit blinte bagëti, si dele e qengja në disa fshatra të Elbasanit dhe të Tepelenës. Ky shtetas, fillimisht u jepte personave që u kishte marrë bagëtitë një shumë të lekëve, e më pas në prani të personave të tjerë nënshkruante një deklaratë me dorë duke u lënë një afat të caktuar për dhënien e parave të tjera e më pas nuk i shlyente ato.
Rastet e denoncuara
Më datën 13.10.2007 Klement Bufazi ka blerë nga shtetasi me iniciale R.D me banim në Dragot të Elbasanit 139 krerë dele. Me një kontratë noteriale, të parapërgatitur, Bufazi ka blerë tufën me 8.300 lekë për krerë. Fillimisht, 41 vjeçari Bufazi i ka dhënë shtetasit me iniciale R.D një shumë prej 200.000 lekësh nga totali prej 1.150.000 lekë që ai duhej të paguante. Ndërsa më pas, Bufazi i ka premtuar R.D se pjesën tjetër të parave do ia jepte brenda datës 01.05.2008.
Por duke qenë se pjesa tjetër e detyrimit nuk është shlyer asnjëherë nga Bufazi, personi me inicialet R.D ka bërë kallëzim penal në ngarkim të tij. Po ashtu, në vitin 2008 po në fshatin Dragot të Tepelenës Klemend Bufazi i ka marrë personit me iniciale V.P 100 krerë dele duke i dhënë atij vetëm një pjesë të parave. Sipas policisë, Bufazi ka ndjekur po të njëjtën formë edhe me këtë shtetas duke mos i paguar më pas pjesën tjetër të parave që i detyrohej.
Gjithashtu, Klemend Bufazi ka bërë të njëjtën gjë edhe me personin me iniciale F.A të cilit mësohet se i ka marrë 41 krerë qingja dhe nuk i ka shlyer atij asnjë lloj pagese që i detyrohej. Ndërkohë, burime nga policia thanë se lidhur me akuzat e ngritura ndaj 41 vjeçarit, dyshohet se kjo lloj forme mund të jetë përdorur edhe për persona të tjerë por që nuk kanë bërë ende një kallëzim ndaj tij.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com