Një sasi prej 6 kg lënde narkotike të dyshuar kanabis si dhe një armë zjarri tip pisoletë janë kapur nga policia e Elbasanit. Në pranga si autorë janë vënë 4 persona ndërkohë që një i pestë është shpalur në kërkim.

Të arrestuar janë:
Myzafer Saljiu,  37  vjeç,  banues në fshatin Studeniçan Maqedoni.
Vangjel Bogdani, 56 vjeç, banues në fshatin Rrajcë
Vjonilda Rozani, 30 vjeçe, banuese në Korçë.
Aleksansdër Trpevski, 30  vjeç,  banues në  Shkup Maqedoni.

op domosdova

Ndërkohë blutë e Elbasanit po punojnë për kapjen e 54 vjeçarit I.A nga Rrajca. Këta persona u arrestuan pasi  në  Prrenjas,  gjatë kontrollit të ushtruar në banesën  e marrë  me qera nga ana e  54 vjeçari I.A, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

6 kg lëndë narkotike e dyshuar  “Cannabis Sattiva” Si dhe një  armë zjarri  pistoletë  tip ‘Zastava”, kalibër 7.65mm. Lënda narkotike dyshohet  se  do  të trafikohej  për  në shtetin e Maqedonisë.

op domosdova
op domosdova

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve"  dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)