Paratë e akorduara për të personat me aftësi të kufizuara në Elbasan nuk kanë shkuar në destinacionin e përcaktuar. Kryetarja e shoqatës ka menduar që ato para t’i përdorë për të nevojat e saj. 

Policia e Elbasan bën me dije se ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për 62-vjeçaren me inicialet L.H.. Kjo shtetase akuzohet se ka shpërdoruar detyrën e kryetares së shoqatës.
 
62-vjeçarja ka marrë fondet për invalidët duke i përvetësuar. Prokuroria e Elbasanit pasi ka marrë dosjen po vijon me hetimet e mëtejshme për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)