Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dorëzur “Çelësin e Qytetit” Presidentes sw Kosovës, Atifete Jahjaga. Në takim, biseda mes kryebashkiakut Veliaj dhe presidentes Jahjaga u fokusua në krijimin e kushteve për forcimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Tiranës.
Veliaj e siguroi atw për angazhimin e Bashkisë së Tiranës për shtimin e marrëdhënieve me Bashkinë e Prishtinës dhe theksoi se një nga fushat ku mund të bëhet më shumë është shkëmbimi eksperiencave midis të rinjve.
Ndërsa falënderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për mikpritjen, Presidentja e Republikës së Kosovës u shpreh se marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës duhet të fokusohen edhe në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në funksion të zhvillimit të qyteteve.
Në fokus të takimit ishte edhe bashkëpunimi për krijimin e mundësive për parketimin e produkteve turistike mes dy vendeve, si një mënyrë për të rritur numrin e turistëve.
Pjesë e delegacionit nga Kosova ishin edhe ministra të Qeverisë dhe zyrtarë të Presidencës. Gjithashtu, në takim ishin të pranishëm nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak, Shezai Rrokaj dhe Klodeta Dibra, si dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Foto të tjera
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO