​"EURO 2016" çel siparin, sot 
sfida e parë Francë- Rumani

​sfida e parë Francë- Rumani">
Pritja mbaroi dhe më në fund do të luhet. Euro 2016 starton zyrtarisht në mbrëmje me ndeshjen e parë Francë-Rumani në program në Stade de Franc në orën 21:00.
 
Mikpritësit e drejtuar nga Didier Deshamp janë nga skuadrat favorite për fitoren e trofeut por edhe rumunët e Jordaneskut nuk mund të konsiderohen një kundërshtar i lehtë.
 
Në konferencën për shtyp trajneri i Gjelave kërkon të largojë presionin duke deklaruar se favorite për fitoren janë Gjermania dhe Spanja ndërsa për ndeshjen sqaron: “Ka një emocion të veçantë pasi është ndeshja e parë.
 
Duhet të luajmë me dëshirë dhe vendosmëri por jo me më shumë seç duhet presion sepse kjo mund të na dëmtojë. Rumania është një skuadër që di të mbrojë mjaft mirë por është edhe e rrezikshme me kundërsulme ne duhet të zbresim në fushë me besim në vetvete”.
 
Rumania vjen me besim në ndeshjen ndaj transalpinëve madje trajneri Angel Jordanesku shkon larg.
 
Në konferencë numri një i pankinës arsyeton: "Jemi gati për ndeshjen dhe besoj se kemi të njëjtin nivel me Francën. I njohim mjaft mirë cilësitë ofensive dhe individuale por e kemi përgatitur këtë takim me optimizëm dhe duam të bëjmë përshtypje të mirë", përfundon Jordanesku.
 
Skuadrat janë stërvitur dje në stadium dhe janë me organikë të plotë.
 
Përpara takimit do zhvillohet edhe ceremonia zyrtare e hapjes së Europianit e cila mendohet të zgjasë jo më shumë se 13 minuta.
 
Edhe siguria është kryefjalë e këtij kompeticioni ku nga sot janë të angazhuar 90 mijë policë në gjithë Francën,ushtarë dhe roje private.


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak