Mercedes ka fituar garën për Çmimin e Madh të Italisë në Monza.

Një fitore e dyfishtë kjo për Mercedes me britanikun Hamilton në majën më të lartë të podiumit, i cili plotësohet nga Bottas dhe Vettel në shkallët më të ulëta.

 “Shigjetat e argjendta” u shfaqën superiore ndaj “kokëkuqeve”, që pavarësisht se garonin në shtëpinë e tyre nuk patën thuajse aspak mundësi të rivalizonin Hamiltonin.

Me këtë fitore, britaniku Hamilton katapultohet në krye të renditjes për pilotë, me 238 pikë, 3 më shumë sesa Sebastian Vettel me Ferrari.

Gara e ardhshme e Botërorit të Formulës 1 zhvillohet pas dy javësh në Singapor.

[gallery]23744[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com