​Femra, kujdes nga "çunat e mamit"
3 fakte për të shmangur lidhjet me ta

​Femra, kujdes nga "çunat e mamit"<br />3 fakte për të shmangur lidhjet me ta
Për femrat vjen një këshillë nga psikologët e çifteve të cilët thotë se duhet patur kujdes me “çunat e mamit”, sepse lidhja me ta nuk është ajo që kërkoni.
 
Ekspertët e kësaj fushe thonë se ka tre fakte që duhet ti dini patjetër para se të krijoni një lidhje me djemtë që janë shumë të lidhur më nënat e tyre.
 
Ka nevojë për kontributin e nënës së tij
Ai ka gjithmonë nevojë për   kontributin e saj, në jetën e tij.Për çdo gjë ai shkon te nëna e tij dhe vendimet  i marrin të dy.  Ky mashkull nuk mund të rritet si duhet  nëse ende vazhdon të mos vendosë vet për jetën e tij.
 
Ju jeni “femra tjetër”
Secila ka vendin e vet, edhe nëna edhe partnerja, por kur këto vende ngatërrohen lindin shumë probleme. Nëse partneri juaj është “çun mami”, duhet të kuptoni se ju do jeni gjithmonë inferior ndaj tij, pasi pjesën më të madhe të gjërave që i ndodhin atij, e para do jetë nëna e tij që do jetë në dijeni.
 
Dëshiron tëngjani si nëna e tij
Femra, nëse jua shpreh këtë gjë, ose ju lë të kuptojë se duhet t’i ngjani nënës së tij urgjentisht braktiseni këtë mashkull. Ai nuk do t’iu vlerësojë ashtu si duhet, por do t’iu krahasojë gjithmonë me nënën e tij, që sipas tij është perfekte.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Seria A siguron 5 ekipe në Champions League sezonin e ardhshëm, numri mund të shkojë në 6! Përcaktuese Europa League

Seria A siguron 5 ekipe në Champions League sezonin e ardhshëm, numri mund të shkojë në 6! Përcaktuese Europa League