Rreth 350 nxënës të shkollës së mesme “Perikli Ikonomi” në Fier kanë protestuar këtë mëngjes para godinës së drejtorisë arsimore.
Shkak për protestën është bërë mungesa e bankave dhe karrikeve në klasat ku ata zhvillojnë mësimin.
Nxënësit pasi kanë parë një indiferencë nga ana e stafit pedagogjik të shkollës i janë drejtuara Drejtorisë Arsimore në Fier.
“Jemi nga shkolla“Perikli Ikonomi”, vitin e kaluar e bëmë mësimin në një shkollë 9-vjeçare pasi shkolla jonë po rikonstruktohej, por kur shkuam këtë vit shkolla ishte pa banka pa karike, mësimi bëhet në mënyrë skandaloze, ulemi mbi banka. Nuk e di se çfar po ndodh në shkollë, por nuk ka kushtet e përshtatshme për të mësuar”, shprehen nxënësit.
Në pamje duket qartë se nxënësit ndjekin mësimin të ulur mbi banka. Një përfaqësi e nëxënesve janë pritur në një takim nga drejtuesi i arsimit Fier, Shkëlqim Allkaj, i cili ka premtuar per se shpejti pajisjen me banka te nxenesve te kesaj shkolle.
“Dua tju themë që baza materiale brenda tre-katër ditëve do të jetë në shkollë, ministria ka bërë gati dhe po bëhen procedurat”, ka thënë Allkaj.
Në lidhje me problematikën e mungesës së bazës materiale është shprehur edhe bashkia e Fierit, ku sipas zëdhënëses Irma Hoxha, shumë shpejtë shkolla e re do të pajiset me banka dhe karrige.
““Perikli Ikonomi” është përfshirë në një rikonstruktim të plotë, dhe si pasojë dhe baza materiale do të jetë e gjitha e re. Nga Ministria e Arsimit na kanë konfirmuar se baza materiale do të jetë në shkollë brenda pak ditësh.”
Shkolla ” Perikli Ikonomi” është rikonstruksion totalisht dhe vonesat për pajisjen me bazën materiale janë bërë nga Ministria e Arsimit.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO