FIER- Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë këtë pasdite dy persona banues në Fie, pasi i janë gjetur 700 gramë heroinë.

Të arrestuarit janë Emiljano Peçi, 32 vjeç banues në lagjen "Liri Gero", Fier dhe Blendi Rushi, 38 vjeç, banues në lagjen "1 Maji" Fier.

Arrestimi erdhi si pasojë e finalizimit të operacionit të koduar “Bjondi", ku gjatë kontrollit fizik të Blendi Rushi u gjet dhe sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe gjatë kontrollit në banesën e Emiljano Peçi u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Heroinë e ndarë në disa doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com