Edhe pse tingëllon tepër mirë për të qenë e vërtetë, po, është e mundur të digjen 150 kalori për vetëm 8 minuta!
 
Stërvitja kardio për vetëm 8 minuta do të ndihmojë që të liroheni nga ajo tepricë e atij dhjami përreth stomakut për shkak të qëndrimit ulur çdo ditë.
 
Keni ngrënë diçka që nuk keni guxuar dhe tani jeni penduar? Mos u shqetësoni, kaloritë e tepërta lehtë do t’i shpenzoni për vetëm tetë minuta stërvitjeje, mirëpo për ato tetë minuta duhet të jepni shumë nga vetja.
 
Instruktorja e fitnesit e kanalit “XHIT daily”, Rebecca Louise, do t’ju tregojë kardio-trajnimin e shkurtër por shumë efikas, gjatë të cilit për vetëm tetë minuta do të keni mundësi të digjni sasi të konsiderueshme të kalorive.
 
Ju tërheqim vërejtjen: Stërvitja nuk është aspak e lehtë, edhe pse është e shkurtër. Përbëhet nga një sërë ushtrimesh me intensitet të lartë midis të cilave nuk ka pauza, ndërkaq ekzekutimi i stërvitjes duhet të jetë në maksimum.
 
Duke pasur parasysh që me rastin e ushtrimit angazhoni tërë trupin, përpiquni që ta përballoni, ndërkaq të gjithave atyre që i realizojnë, të jenë të sigurt se do të shpërblehen!

(d.b/Shqiptarja.com)