Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, feston sot ditëlindjen e saj të 22-të.

Sigurisht nuk kanë munguar urimet për bukuroshen nga Prishtina, ndërsa një urim të veçantë ajo e  ka marrë nga i ati.

Dukagjin Lipa ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram me të bijën e tij para shumë vitesh.

Bashkë me foton ai ka postuar edhe një mbishkrim emocional.

“Buzëqeshja jote ma zgjat jetën. Ne e bëjmë këtë mirë së bashku. Urime ditëlindjen dashuria ime, Dua Lipa”, ka shkruar Dukagjini në Instagram. 

dua lipa
(Postimi i Dukagjin Lipas në Instagram)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com