​Foto/I masakroi veshin, ylli i
Spanjës befason Lenjanin

​Foto/I masakroi veshin, ylli i<br />Spanjës befason Lenjanin
Gjatë ndeshjes me Spanjën, Ermir Lenjani pësoi një dëmtim në vesh, për të cilin dhe doli nga loja e përfundoi në sallën e kirurgjisë.

Episodi ndodhi në minutën e 45-të të takimit, pas një dyluftimi për top me Thiago Alcantaran, spanjolli e goditi me bërryl në vesh lojtarin shqiptar duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Pas këtij operacionit, Ermiri është këshilluar të qëndrojë 15 ditë jashtë fushave të futbollit.

Megjithatë, është për t’u vlerësuar gjesti i mesfushorit të Bayern Munich, i cili është ndjerë fajtor dhe i ka dërguar një mesazh yllit të Kombëtares Shqiptare.
Spanjolli i ka dërguar një mesazh ku i uron shërim të shpejtë mesfushorit shqiptar nga Kamenica në rrjetin social ‘Instagram’.

“Përshëndetje Ermir. Të kërkoj ndjesë për goditjen që të bëra aksidentalisht. Të lutem pranoje ndjesën time dhe të uroj shërim të shpejtë. Nëse të duhet dicka thjesht më thuaj. Gjithë të mirat. Thiago Alcantara”, shkruan ylli i Spanjës.

Lenjani pritet t’i rikthehet fushës pas 15 ditëve, ndërsa ai do të jetë gati për Shqipërinë në ndeshje ndaj Izraelit.

mesazhi i thiago
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat