Made in China (Prodhuar në Kinë). Këto tre fjalë janë gjithandej në produktet me kosto të ulët në të gjithë botën.

Qirinj, deodorant, lodra, zbukurime krishtlindjesh etj. Gjithçka vjen nga Kina, por shumica, rreth 60% e mallrave të konsumit të lirë, vijnë nga një qytet i vetëm: Yiëu.

Për standardet kineze, Yiëu është një qytet i vogël me vetëm 1.2 milion njerëz. Por i rëndësishëm në një shkallë globale për këdo që ka blerë ndonjëherë çorape, çarçafë ose kostume të minutës së fundit të Halloëeen.

Qyteti tërheq vizitorë të biznesit nga e gjithë bota. Blerësit mbërrijnë gjatë gjithë vitit për të parë mallrat dhe për të bërë porosi të mëdha që më pas përfundojnë në dyqanet e pajisjeve, mallrave shtëpiake dhe suvenireve.

Sipas vlerësimeve të një agjencie tregtare lokale, mbi 60 për qind e dekoratave të Krishtlindjeve, sidomos dritat, vijnë nga Yiëu.

"Krishtlindjet fillojnë këtu në shtator", thotë Raffaele Petralla, një fotograf që vizitoi Yiëu për të parë më afër qytetin e “bizhuterive’.

"Gjatë viteve të komunizmit, Krishtlindjet në Kinë ishin të ndaluara, por tani shihet si një mundësi e madhe për të shitur".

Tregu i Krishtlindjeve zë një sipërfaqe të madhe, ndërsa ekziston edhe një treg për lodrat, një tjetër për çorapet. Tregu më i madh zë rreth 2.5 kilometra katrorë dhe strehon mbi 58 mijë banesa.

[gallery]23867[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com