Reshjet e shiut kanë tejfryrë lumenjtë e përrenjtë në vend duke u kthyer në një rrezik për banorët e zonave rreth tyre. Momente tmerri kanë përjetuar rreth orëve të para të mëngjesit, shoferi dhe pasagjeri e një furgoni mallrash në Zallbastar në Tiranë, që teksa përpiqeshin të kalonin lumin me automjet, i mori rrjedha e ujit.
Fatmirësisht 2 personat shpëtuan, ndërsa automjeti mbeti në gjendjen që e shihni dhe në foto.
Reshjet e ditëve të fundit rezultuan problematike në shumë zona të vendit, duke përmbytur disa qindra hektarë tokë, banesa si dhe dëme në bagëti.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com