​Franco Fontana, fotografi i madh
vjen me një ekspozitë në Tiranë

​Franco Fontana, fotografi i madh<br />vjen me një ekspozitë në Tiranë
Fotografi i madh italian Franco Fontana do të çelë më 6 tetor në Tiranë ekspozitën “Grand Tour Italia”. Përurimi do të bëhet në orën 18.00, në Muzeun Historik Kombëtar, ndërsa ekspozita do qëndrojë e hapur një muaj rresht, deri më 5 nëntor. Franco Fontana është një fotograf ekologjik, dhe i suksesshëm në shumë zhanre fotografish. Këndvështrimi i tij është fokusuar kryesisht në përdorimin e ngjyrës e gjeometrisë.

Skena nga jeta sociale, pamje nga jeta rurale, industriale apo urbane, krijojnë një antagonizëm të ngjyrave të forta, pothuajse të ekzagjeruara dhe linja të mrekullueshme në artin fotografik të Fontanas. Ai njihet si një nga eksponentët më të mëdhenj të fotografisë italiane.
 
Peisazhi italian ne blicin e Fontana-s
Nëpërmjet blicit të tij, peizazhi italian shfaqet si një figurë gjeometrike pothuajse perfekte. Ky peisazh është i mbështjellë në një atmosferë të tejdukshme që ngjall tonet rilindëse. Hapësira e fotove mbuushet nga ngjyrat e plota, të verdha, jeshile dhe bojëqielli. Janë gjuha e një fotografie që punon rreth poezisë së ngjyrës e që vjen për të transformuar natyrën në forma abstrakte.

Franko Fontana lindi në Modena të Italisë në vitin 1933
U shfaq si fotograf autor në vitin 1961. Që nga vitet '70 ai ka punuar në kërkim të një stili esencial kompozicional, bazuar në fushat e ngjyrave. Nga vitet '70 deri më sot Fontana ka realizuar më shumë se dyzet libra në Itali, Francë, Zvicër, Spanjë, SHBA dhe Japoni dhe i ka ekspozuar punën e tij në më shumë se 400 ekspozita personale dhe kolektive në muzetë dhe galeritë në mbarë botën.
  
Veprat e tij mbahen në muze të rëndësishëm në nivel botëror, ku ak fituar shumë çmime dhe ka qenë një nga më të preferuarit e National Geographic. Fontana sfidon me ngjyrën dhe për të vetë ngjyra është më e vështirë se bardhë e zija. Në një intervistë për National Geographic, Fontana ka thënë se “Ngjyrat e mia janë një plotësim i artit të bardhë e zisë, një mbivedosje për ta sjellë fotografinë te kërkesat që ka vetë fotografia me ngjyra. Ngjyra është një arritje e pashmangshme në evolucionin e fotografisë".

Ekspozita, kuruar nga vetë Franco Fontana, mbërrin në Tiranë, pas prezantimit në Split, Rijekë, Zagreb, Beograd dhe Cetinje dhe në Itali. Ekspozita e Franco Fontanas “Grand Tour Italia” është mundësuar nga Instituti Italian i Kulturës, Ambasada Italiane në Tiranë dhe Qendra e Hulumtimit e Arkivimit të fotografisë së Friuli Venezia Giulia (CRAF).

[gallery]24146[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.