Kandidati i koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet” në Bashkinë Lezhë ka premtuar për banorët e këtij qyteti se do t’u japë fund ndërtimeve pa plan. Kandidati demokrat, Fran Frrokaj deklaroi një gjë të tillë gjatë takimit me banorë të lagjeve Besëlidhja dhe Gurra.

Pasi dëgjoi shqetësimet e banorëve, Frrokaj ka deklaruar se do t’i japë fund bunkerizimit me ndërtime pa kriter duke rikthyer sërish hapësirat që u takojnë qytetarëve.
Me banorët e lagjes Gurra, Frrokaj ka deklaruar se kryetari i bashkisë duhet të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe zgjidhjen e problemeve që sipas tij në këtë lagje janë më të shumta se kudo. 

Infrastruktura rrugore, hapësirat e gjelbra, ambientet për fëmijët dhe të moshuarit janë disa prej mangësive që kanë prezantuar banorët e lagjes Gurra dhe Besëlidhja, duke kërkuar zgjidhjen e tyre.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)