​Fullani “Guvernator” deri në vitin
2018, gjykata i jep 56 paga

TIRANE-Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani fiton gjyqin duke u dëmshpërblyer me 56 paga për shkarkimin nga detyra, pas skandalit për grabitjen e 713 milionë lekëve në thesarin e bankës.

Apeli i Administratives ka vendosur që të dëmshpërblejë ish-guvernatorin me pagën që duhet të merrte deri në nëntor të 2018-ës.

Ndërkaq nuk është pranuar kërkesa që të dëmshpërblehet për dëmin jopasuror (moral) në shumën 15 milion lekë, që ish-Guvernatori ka kërkuar.

Në Shkallën e Parë, Fullanit iu dha e drejta e shpërblimit me vetëm 12 paga mujore për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej vitesh.

Por, ish-Guvernatori nuk u mjaftua me vendim e dhënë nga Shkalla e Parë e Administratives.

Ai e apeloi çështjen e tij për të fituar atë çfarë kërkonte. Referuar deklarimeve të pasurisë të bërë në vitin 2013 nga Ardian Fullani, ai pritet të marrë si dëmshpërblim një shumë prej 42 210 504 lekë.

Fullani si Guvernator i Bankës së Shqipërisë ka pasur një pagë prej 6.304.308 lekë në vit.

Vendimi ndaj Fullanit mban firmën e kreut të gjykatësn së apelit administrative Kastriot Selita dhe është dhënë në datën 1 Mars të këtij viti.

Në dispozitivin e këtij vendimi thuhet se duhet shfuqizohet vendimi nr.64 i kuvendit të Shqipërisë i cili më 18 shtator 2014 shkarkoi nga detyra Ardian Fullanin.

Fullani u hetua e gjykua pas skandalit të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë dhe tenderin 30 milion euro të blerjes së ish hotel Dajtit nga banka, por ai fitoi pafajsi në shkallë të parë dhe apel.

Ceshtja ne Gjykaten Administrative

Dt.e Vendimit:01-03-2017
Akti:31107-03641-86-2016
Paditës:Adrian Fullani
I paditur:Kuvendi i Shqiperise,Banka Qendrore e Shqiperise
Palë të treta:Avokatura e Shtetit
KERKESA
Objekti:Konstatimi i pavlefshmerise absolute dhe/ose shfuqizimin teresisht, per shkak te paligjshmerise se shkarkimit nga detyra te Guvernatorit te Bankes se Shqiperise dhe Anetarit te Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise, te akteve: Vendimit nr. 52, date 06.09.2014 te Keshillit Mbikqyres Bankes se Shqiperise; Vendimit nr. s’ka te Komisionit te Ekonomise dhe Financave te Republikes se Shqiperise ne lidhje me dergimin ne te mbedhje plenare te propozimit per shkarkim te paditesit nga 39, detyra e Guvernatorit dhe Anetarit te Keshillit Mbikqyrjes; Vendimit nr. 64, date 18.09.2014 te Kuvendit te Republikes se Shqiperise, dhe zgjidhjen e pasojave. Shperblimi i demit pasuror dhe jopasuror te shkaktuar nga veprimet e paligjshme te paleve te paditura Detyrimi i paleve te paditura te shperblejne paditesin duke i njohur atij te drejten e shperblimit per detyren e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise dhe/ose Anetarit te Keshillit Mbikqyres te Bankes se Republikes se Shqiperise qe prej dates se shkarkimit 18.09.2014 deri ne daten e perfundimit te mandatit qe eshte data 17.11.2018. Detyrimin e te paditurve te shperblejne paditesin per demin jopasuror ne shumen 15 miljon leke.
Dt.e regjistrimit: 08-07-2016

Dispozitivi
 
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, relatori i trupës gjyqësore Kastriot Selita, vendosi ndryshimin e vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë; Pranimin e pjesshëm të padisë; Shfuqizimin e vendimit nr. 64, datë 18.09.2014 të Kuvendit të Shqipërisë; Detyrimin e palës së paditur Banka e Shqipërisë t’i paguajë paditësit Adrian Fullani pagat që do të përfitonte në detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, si dhe të Anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nga data e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare deri në datën që ky mandat do të përfundonte sipas ligjit; Rrëzimin e padisë në lidhje me kërkimet e tjera; Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur. Ky vendim përbën titull ekzekutiv dhe është i ekzekutueshëm nga shërbimi përmbarimor gjyqësor.

1. Ndryshimin e vendimit Nr. 2777, datë 02.06.2016 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
2. Pranimin e pjesshëm të padisë.
3. Shfuqizimin e vendimit nr. 64, datë 18.09.2014 të Kuvendit të Shqipërisë.
4. Detyrimin e palës së paditur Banka e Shqipërisë t’i paguajë paditësit Adrian Fullani pagat që do të përfitonte në detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, si dhe të Anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë nga data e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare deri në datën që ky mandat do të përfundonte sipas ligjit.
5.  Rrëzimin e padisë në lidhje me kërkimet e tjera.
6.Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur.
7.Ky vendim përbën titull ekzekutiv dhe është i ekzekutueshëm nga shërbimi përmbarimor gjyqësor.
8.Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë brenda 30 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. U shpall në Tiranë sot më datë 01.03.2017.

Foto: Ja si i pret Ardian Fullani 56 pagat e Guvernatorit nga Apeli
Ardian Fullani nuk është endur gjyqeve pasi ka kush e bën këtë në emër të tij, por vendimin e ka pritur qull në djersë. Jo nga sikleti i 56 pagave të majme, nisur nga fakti se ai fitonte në vit mbi 6.3 milionë lekë të reja nga puna si Guvernator, por nga vrapi.
fullani

(d.b/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve