Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Starsburg, ku një trafikant nigerian u arrestua në lindje të Francës me 79 000 euro në stomak dhe 13 000 franga zvicerane të fshehura në veshje dhe këpucë.
Ai është arrestuar rastësisht, ndërkohë që po udhëtonte në një autobus të qytetit në afërsi të stacionit të autobusëve në Strasburg, trafikanti ka deklaruar për agjentët e doganave se ai banonte në Spanjë dhe se jetonte me të ardhurat që fitonte si pjatalarës në një restorant në Baleares.
Ai dha shpjegime të tjera për doganierët për origjinën e parave. Qeni antidrogë ka ndjerë aromën e kanabisit në kartëmonedhat që kishte fshehur.
Pasi i është dorëzuar policisë gjyqësore, personi i është nënshtruar një radiografie që ka treguar praninë e nëntë prezervativëve të mbushur me kartëmonedha. Policia ka zbuluar përmbajtjen e tyre, prerje 200 dhe 500 euroshe që arrinin vlerën e 79 000 eurove.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com