Zyrtarët gjermanë kanë urdhëruar marrjen e masave për të luftuar numrin e madh të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit. Një nga masat e propozuara është edhe rivendosja e vizave.
Kjo do të kërkonte një vendim në nivel të BE-së pasi Gjermania nuk mund të vendosë në mënyrë të pavarur për lëvizjen e lirë në zonën Schengen.

(Policia duke shoqëruar emigrantët e kërcënuar në një hostel në Bavari)
Presioni është rritur ditët e fundit pas sulmeve ndaj hoteleve ku qëndrojnë emigrantët. Në Mainstockheim (Bavari), 20 refugjatë u larguan nga hosteli pas një sulmi nga një grup personash.
Në Dresden, makina e Michael Richter, një këshilltar që ka ndihmuar refugjatët është hedhur në erë.
Gjithashtu zyrtarët kanë bërë thirrje që Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi të deklarohen vende “të sigurta”. Kjo e bën më të lehtë për autoritetet që të kthejnë në atdhe azilkërkuesit.
Çështja e emigrantëve nga Ballkanit ka dominuar samitin special të landit të Baden-Wuerttemberg mbajtur këtë të hënë.
Sipas një përllogaritjeje, Gjermania do të shpenzojë këtë vit për azilkërkuesit të paktën 5 miliardë euro, nga 2.2 që ishte vitin e kaluar.

(Aktivistë të lëvizjes PEGIDA duke protestuar kundër azilkërkuesve)
Deri tani, numri i sulmeve ndaj emigrantëve në Gjermania në gjashtë muaj ka qenë 202 raste. Ndërkohë që gjatë gjithë vitit 2014 ishin vetëm 198 raste, bën të ditur ministria e Brendshme.
Javën e kaluar në Dresden pati dhe një përplasje mes aktivistëve të së djathtës ekstreme dhe mbështetësve të emigrantëve.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com