Gjithashtu, Ministri i Shëndetësisë është shprehur se burimet njerëzore, mjetet dhe materialet e tjera, pronë e administratës shtetërore nuk do të përdoren në asnjë rast për qëllime elektorale por do të jenë vetëm në shërbim të qytetarëve dhe të shëndetit të publikut.
Kreu i Shëndetësisë ka siguruar edhe një herë personelin shëndetësor që në asnjë rast nuk do të lejohet presion ndaj tyre për pjesmarrje në fushatë.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion numrin e gjelbër 0800 8111 dhe e-mailet përkatëse ku punonjësit e institucioneve shëndetësore mund të denoncojnë çdo rast abuziv.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
