ELBASAN – Kryeinspektori i Policisë Bashkiake në Elbasan, Dritan Ekmeciu pas një konflikti me një pronar lokali ka qëlluar me pistoletë zhurmuese në ajër.
Mësohet se, Ekmeciu gjatë një aksioni të policisë bashkiake për lirimin e hapësirave publike dhe trotuareve nga tavolinat e lokaleve nga hasur në kundërshtinë e pronarit të një subjekti.
Aurel Çela pasi ka kundërshtuar aksionin e policisë bashkiake ka goditur më grushte dhe mjete rrethanore kryeinspektorin e policisë bashkiake.
Pas kësaj, 48-vjeçari Ekemeciu, sipas policisë më qëllim ndërprerjen e veprimeve të dhunshme, ka qëlluar në ajër me pistoletë zhurmuese.
Pas kësaj policia dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë arrestimin e dy personave në fjalë.
Policia e Elbasanit njofton se po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com