ELBASAN – Policia ka zbuluar dhe arrestuar autorin e grabitjes së filialit të Postës Shqiptare në Elbasan. Ngjarja ndodhi 10 ditë më parë, ku Marcelo Kuqaj arriti të merrte 1.5 milionë lekë.
40-vjeçari nga fshati Marinez në Elbasan realizoi grabitjen i vetëm, i maskuar dhe nëpërmjet kërcinimit me një send si ato të armeve të zjarrit automatike. Pas grabitjes, ai u largua në këmbë në lagjet e qytetit dhe më pas jashtë tij.
Policia ka sekuestruar prova materiale të përdorura nga autori gjatë momentit të grabitjes, ku në banesën e tij u gjetën çanta me të cilën transportoi paratë, rrobat e përdorura, doreza plastike dhe një kapele sportive.
Ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia këtij shtetasi iu sekuestrua një automjet Benz C Class me targa AA 874 MJ, që sapo e kishte blerë për shumën e 4 mijë eurove.

(Në foto: Marcelo Kuqaj gjatë momentit të grabitjes)

(Në foto: Sendet e përdorura gjatë grabitjes)

(Në foto: Automjeti që 40-vjeçari bleu pas grabitjes)

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO