GREQI - Një 34-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar të shtunën nga oficerët e policisë në Heraklion pasi i gjetën bimë narkotike në shtëpi.
Hetuesit gjetën dhe sekuestruan 30 rrënjë bimë kanabis, të cilët kishin një gjatësi 1.5 metra.
Policia greke nuk bën të ditur identitetin e të arrestuarit.
Gjithashtu, shqiptarit iu gjet dhe një sasi e vogël kanabis dhe një sasi duhani, që sipas policisë ka shmangur taksimin special në doganë.
Shqiptari përveç, akuzës për kultivim të kanabisit dhe posedim të drogës do të akuzohet edhe për shkelje të Kodit Doganor.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com